Besa do të tentojë rikthimin në Superiore pas një mungesë të gjatë dhe drejtuesit e klubit kavajas po bëjnë gjithçka për të përforcuar skuadrën.
Goditja e fundit e merkatos vjen nga Portugalia. Ai quhet Rogerio Miguel Reis Da Silva, është 23 vjeç dhe aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë.
https://www.instagram.com/p/CEw4aLlsAYB/?utm_source=ig_web_copy_link
Lojtari luzitan provoi një aventurë në Qipro sezonin e kaluar me ekipin e Olympiakos Nicosia, teksa tani do të provojë një aventurë në futbollin shqiptar.
Silva ka firmosur kontratën me verdhezinjtë dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Ndricim Kashami. /abcnews.al