Synohet përforcimi i mesfushës, United “peshkon” te rivalët e City

schedule19:35 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 19:35 - 11 Dhjetor, 2023

Manchester United është duke kërkuar të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit.

Shume lojtarë kanë përfunduar në listën e dëshirave të “Djajve” dhe njëri nga ta është Kalvin Philips, mesfushori i Manchester City. Ten Hag synon të përforcojë repartin median dhe e sheh lojtarin anglez si idealin për skemat që ai përdor.

Kalvin është i destinuar të largohet nga “Qytetarët” në janar, pasi Guardiola i ka bërë të qartë se nuk është më pjesë e planeve të tij. 28-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë sezon ku ka në total 216 minuta dhe Uited po kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi për transferimin e tij.

City nuk do ta lejoj të largohet pa u paguar minimalisht 45 milionë euro. Për lojtarin anglez ka interes edhe nga Liverpool, Juventus dhe Bayern Munich./h.ll/abcnews.al