Entuziazmi është rikthyer te Milani falë rezultateve të fundit pozitive. Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka sjellë një efekt pozitiv dhe ka “ringjallur” kuqezinjtë. Drejtuesit po vijojnë punën për të përforcuar ekipin dhe së fundi kanë pasur një takim me Agustin Jimenez.
Ky i fundit është agjenti i Rodrigo De Paul, mesfushorit të Udineses. 25-vjeçari është një objektiv i hershëm i kuqezinjve dhe ka diskutuar me dyshen Maldini-Boban në lidhje me transferimin e argjentinasit në Milano.
Drejtuesit e “Djallit” i janë rikthyer pistës De Paul, teksa Jimenez është edhe agjenti i Angel Correas së Atletico Madrid, një tjetër lojtar që Milani tentoi ta blinte gjatë merkatos së verës së kaluar. /abcnews.al