Vetëm një risi në listën e futbollistëve të kombëtares kuqezi për sfidat e tetorit. Trajneri Silvinjo publikoi emrat e 25 futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjjen vendimtare kundër Serbisë më 11 tetor për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe miqësoren me Jordaninë tre ditë më pas në “Air Ailbania”.
Klisman Cake do të veshë për herë të parë fanelën e kombëtares së madhe, pasi më parë ka luajtur në përfaqësuesen U21.
Mbrojtësi ka marrë ftesë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me Strugën dhe në Superiore, më së shumti me Tiranën.
Pjesa tjetër e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho është e njëjtë, duke nisur nga treshja e portierëve, Strakosha, Dajsinani dhe Simoni.
Mungesa e vetme e konfiruar javë me parë është ajo e Marash Kumbullësh, ndërsa është thirrur edhe Ardian Ismajli, pavarësisht problemeve fizike të shfaqura në fundjavën e shkuar me Torinon.
Po ashtu, është shuar përfundimisht alarmi për Julian Shehun. Mesfushori është gati, ashtu si Arbër Hoxha që mbrëmjen e së enjtes luajti me Dinamo Zagreb në Europa League.
Sa i përket sulmit, jashtë mbetet sërish Ernest Muçi, ndërsa të besuarit e Sylvinho për repartin ofensiv mbeten Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Armando Broja dhe Rey Manaj.
Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, ndërsa e gjithë vëmendja është te sfida e 11 tetorit në Leskovac kundër Serbisë, e cila do të vendosë përfundimisht fatin e kuqezinjve në kualifikueset e “Botërorit 2026”./abcnews.al

