Sylvinho me dhimbje koke, Gjimshiti la fushën i dëmtuar me Atalanta

schedule22:31 - 5 Tetor, 2023

schedule 22:31 - 5 Tetor, 2023

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka lënë fushën e lojës i dëmtuar.

Ai luajti për 54 minuta në ndeshjen e sotme kundër Sportingut të Lisbonës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Gjimshiti ka ndjerë një tërheqje muskulare në kofshën e tij të djathtë duke detyruar trajnerin e tij që ta zëvendësojë.

Një lajm i keq për Shqipërinë dhe Silvinjon, duke ditur se sfida vendimtare me Republikën Çeke është vetëm një javë larg./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!