Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho i del emri në Brazil/ Trajneri i kombëtares kuqezi shihet si një kandidaturë për Corinthias

schedule12:12 - 7 Prill, 2026

schedule 12:12 - 7 Prill, 2026

Pas humbjes në miqësoren kundër Ukrainës, që vulosi marsin zhgënjyes të kombëtares së Shqipërisë, pyetja që rrethon kuqezinjtë është: Do të qëndrojë, apo do të largohet trajneri Sylvinho?

Ajo që dihet me siguri është që tekniku ka një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në fund të korrikut, ndërsa palët janë në qetësi të plotë për këtë çështje.

Pasiguri për të vazhduar “martesën”, apo kanë marrë kohë për të vendosur?



Të dyja këto teza qëndrojnë.

Por kjo qetësi është prishur nga zërat që vijnë nga Brazili, ku emri i Sylvinho ka nisur të përmendet sërish në grupet e tifozëve të Corinthias në rrjetet sociale.

Sipas tyre, tekniku kuqezi është një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e klubit të njohur brazilian, që më parë e kishte drejtuar pa ndonjë sukses të madh për gati 9 muaj mes vitit 2021 dhe 2022.

Por sipas komenteve, eksperienca në kombëtaren e Shqipërisë ka qenë pozitive dhe trajneri është rritur profesionalisht.

Për momentin bëhet fjalë për zëra të pakonfirmuar, por për sa kohë nuk ka një vendim zyrtar për vazhdimësinë ose jo në pankinën kuqezi, çdo gjë është e mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!