Sylvinho i del emri në Brazil/ Mediat braziliane: Trajneri i Shqipërisë, në listën e Botafogo

schedule13:08 - 14 Shkurt, 2025

schedule 13:08 - 14 Shkurt, 2025

Për momentin është vetëm një kandidat, por Silvinjos I del sërish emri në Brazil.

Tekniku I kombëtares së Shqipërisë është në listën e të preferuarëve të Botafogo për pankinën.

Mediat lokale janë në të njëjtën linjë, ndërsa ndahen për vendin e tij në listën e klubit të njohur brazilian.

“RTI Esporte” ishte e para që publikoi lajmin, madje shkoi më larg, teksa foli edhe për një video telefonatë mes presidetit të Botafogo, John Textor me Silvinjon.

Duke qëndruar në këtë raportim, trajneri i përfaqësues kuqezi është mes kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës braziliane, bashkë me emra të tjerë të njohur të trajningut.

Emri i Silvinjos përflitet edhe nga “Gazeta Botafogo”, e cila është shmë pranë klubit me të njëjtin emër.

Sipas saj, trajneri 50 vjeçar bën pjesë në listën e gjatë me 12 teknikë që Botafogo I konsideron si më të përshtatshëm për pankinën.

Silvinjo rinovoi kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në dhjetor të 2025, ndërsa duket e pamundur që ai ta prishë atë përpara kohe.

Aq më tepër që shumë shpejt do të nisin eliminatoret e “Botërorit 2026” dhe pas arritjes në finalet e “Euro 2024”, ai do të provojë kualifikimin historik në turneun më të madh të futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!