Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho “hedh sytë” nga Kazakistani/ Sylvinho ndryshon listën, vesh kuqezi edhe Nazmi Gripshin

schedule12:34 - 8 Tetor, 2025

schedule 12:34 - 8 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares Silvinjo ka bërë ndryshime në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Serbisë. Mungesat e Ismajlit dhe Pajazitit të dëmtuar kanë detyruar teknikun të ftojë për herë të parë Nazmi Gripshin, mesfushorin me tipare sulmuese që luan për Astanën. Ai do të bashkohet me ekipin duke nisur nga seanca stërvitore e ditës së mërkurë.

Ndërkohë, me të gjithë lojtarët e gatshëm në dispozicion dhe me ritëm më të lartë, kombëtarja e Shqipërisë vijoi përgatitjet për sfidën vendimtare kundër Serbisë në kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Ndryshe nga dita e parë e grumbullimit, ku Silvinjo duhet t’I bente llogaritë me disa mungesa për shkak të orareve të udhëtimeve, por edhe me lajmet e këqia për mungesat e Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajaziti, tekniku kuqezi punoi me të gjithë futbollistët në seancën e dytë stërvitore.

Pas palestrës, i gjithë grupi I lojtarëve u bashkua në fushë për të ndjekur programin stërvitore të stafit teknik të kombëtares.

Seanca u përqëndrua mbi skemat taktike dhe situata të ndryshme të lojës.

Po ashtu, ndryshe nga seanca e parë, ku futbollistët vinin pas impenjimeve me skuadrat e klubeve dhe disa prej tyre u stërvitën të diferencuar, pasditen e së martës ngarkesa fizike është rritur ndjeshëm.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Tiranë deri të enjten, ndërsa Silvinjo do kristalizojë idetë e tij mbi formën e futbollistëve dhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në sfidën e 11 tetorit kundër Serbisë.

Sipas agjendës, skuadra kuqezi do të udhëtojë drejt Leskovacit paraditen e së premtes. Në orët e pasdites do të zhvillojë seancën e fundit në stadiumin “Duboçica”, ndërsa Sylvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për mediat përpara ndeshjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!