Gati rinovimi për Sylvinho, tekniku brazilian arrin akordin me FSHF

schedule15:16 - 9 Korrik, 2024

schedule 15:16 - 9 Korrik, 2024

Tashmë nuk ka më dilema.

Pas disa ditësh e javësh negociata, mesditën e kësaj të marte është raportuar edhe arritja e akordit për rinovimin e teknikut Sylvinho, në krye të pankinës së Kombëtares sonë, teka shumë shpejt pritet që të firmoset edhe kontrata e re nga ana e brazilianit.

Sa i përket kontratës, Sylvinho do të udhëheqë “Legjionarët”, deri në përfundimin të Kupës së Botës 2026, pavarësisht kualifikohemi apo jo, pra në thelb është një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ende nuk është mësuar paga fikse e kryeteknikut, ama besohet që rritje do të ketë, sidomos pas performanca të “Kuqezinjve”, nën drejtimin e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se braziliani bëri atë çka e ëndërronim prej kohësh, me Kombëtaren që u kualifikua si e para në grup në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Gjermanisë, dhe mori pjesë në finalet në Euro 2024, në grupin B, duke barazuar me Kroacinë e humbur minimalisht me Italinë e Spanjën. /i.m /abcnews.al