Jackie Stallone, nëna e aktorit hollivudian Sylvester Stallone është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije aktori Frank Stallone përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se e ndjera “vdiq në gjumë ashtu si kishte dashur”.
“Ishte e vështirë për të mos e pëlqeje atë, ajo ishte një person shumë i shkëlqyer.”, shkroi ai, duke shtuar më tej se vëllai i tij, Sylvester ishte kujdesur për të si një “mbretëreshë për gjithë jetën e saj”.
View this post on Instagram
“Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta telefonoj mamanë time apo të më bërtasë se pse nuk jam martuar kurrë. Do të më mungosh gjithmonë mami.“, ka shkruar ndër të tjera ai.
Përtej të qenit nënë e aktorëve Sylvester, Frank dhe Toni D’Alto, Stallone u bë e njohur në vitet 1990 për botimin e një seri librash astrologjie. xh.d/abcnews.al

