Sveçla takon tre policët: Ndaj tyre po vazhdon përndjekja nga Serbia

schedule16:56 - 26 Qershor, 2023

schedule 16:56 - 26 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasditen e kësaj të hënë ka zhvilluar një takim me tre zyrtarët policorë kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët ishin rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe, afër vijës kufitare.

Përmes një njoftimi për mediat thuhet se të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në deklaratën për mediat thuhet se ministri Sveçla, ka shprehur mbështetjen e tij dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky “rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!