Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sveçla për arrestimin e policëve në Morinë: Ka prova që janë përfshirë në afera korruptive

schedule11:17 - 29 Prill, 2022

schedule 11:17 - 29 Prill, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë sot se për arrestimet e fundit të zyrtarëve policorë në aksionin “Pika”, ka prova të mjaftueshme për afera korruptive.

Kjo pasi kryetrari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha kritikoi për mënyrën e arrestimit të tyre.

Sveçla tha se në institucionet e Kosovës nuk ka vend për persona të korruptuar.

“Një gjë e di, kjo më është thënë. Për të gjitha këto arrestime ka prova të mjaftueshme për afera korruptive për këta zyrtarë policorë. Ka pasur edhe masa ta fshehta. Jam i bindur që për njerëz të korruptuar nuk ka vend në institucionet e Kosovës e posaçërisht në institucionin që duhet të kujdeset që të mos ketë korrupsion në shoqërinë tonë”, deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!