Sveçla: Grupet kriminale në Zveçan janë të drejtuara nga Beogradi

schedule07:19 - 1 Qershor, 2023

schedule 07:19 - 1 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, do të vihen para drejtësisë.

Ai ka deklaruar se grupet kriminale në veri të vendit janë të drejtuara nga Beogradi.

“Dënojnë ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan nga grupet kriminale të maskuara të drejtuara nga Beogradi. Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e pasdites janë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!