Marrëveshja për Reformën, një tjetër deputete e opozitës konfirmon votën “pro”

schedule18:13 - 9 Korrik, 2020

schedule 18:13 - 9 Korrik, 2020

Suzana Topi ka konfirmuar qëndrimin e saj “pro” Marrëveshjes së 5 qershorit, kështu bëhen 4 vota nga opozita parlamentare pro marrëveshjes, pa ndryshime.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Topi shkruan se konfirmon votën “pro” për dakordësinë, pa asnjë ndryshim tjetër.

“Tashmë parlamenti e ka shumicën e nevojshme për te votuar një ore e më parë dakordesinë e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cënon konsensusin e arritur mes forcave politike,” shprehet më tej Topi.

Po ashtu, deputetja, shton se vota e saj mbetet në funksion të integrimit  sa më të shpejtë të vendit në BE.

Lexo edhe: Tre deputetë të opozitës konfirmojnë votën pro marrëveshjes për “Zgjedhoren”

Pro Marrëveshjes më herët u shprehën edhe deputetët Artur Roshi, Fatjona Dhimitri e Besnik Troplini.

Postimi në Facebook:

Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.

Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!