Suso-Ibrahimovic, zhvillimet e fundit te Milani

schedule17:15 - 20 Nëntor, 2019

schedule 17:15 - 20 Nëntor, 2019

Milani po kërkon lojtarë me eksperiencë dhe një prej emrave më të lakuar është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Suedezi është larguar nga amerikanët e Los Angeles Galaxy dhe dëshiron ta vijojë karrierën në Europë, me shumë mundësi për të luajtur edhe ndeshjet e fundit.

Aktualisht ai është 38 vjecc dhe normalisht nuk është e lehtë të përballosh një kampionat si Serie A. Ditën e sotme, në Milanello është shfaqur menaxheri i Ibrahimovic, Mino Raiola. Sikurse raporton “Sport Mediaset”, temë diskutimi nuk ka qenë vetëm sulmuesi suedez.

Rinovimi me portierin Gigio Donnarumma është një tjetër çështje tjetër që duhet t’i japin drejtim, ndërkohë që së fundmi Raiola ka marrë nën menaxhim edhe spanjollin Suso. Shitja e tij po merret në konsideratë nga Milani dhe normalisht, sikurse raportohet, edhe për anësorin e kuqezinjve është folur ditën e sotme. /abcnews.al