Suso fluturon drejt Spanjës, Maldini-Boban piketojnë shqiptarin për sulmin

schedule12:58 - 29 Janar, 2020

schedule 12:58 - 29 Janar, 2020

Sulmuesi anësor i Milanit, Suso, është drejt largimit nga Milano. Spanjolli e humbi vendin e tij në formacionin titullar për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe vërshëllimave të tifozëve. Si pasojë Suso kërkoi largimin dhe tashmë është shumë pranë kalimit në La Liga.

26-vjeçari pritet të fluturojë ditën e sotme drejt Seviljes, ku do të firmosë kontratën me klubin spanjoll. Fillimisht Suso do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë dhe zyrtarizimi i tij. Ai do të kalojë në Spanjë në formën e huazimit për 18 muaj si dhe me opsionin me të drejtë blerjeje për shumën e 20 milionë eurove.

Ndërkohë nga ana tjetër, dyshja Maldini-Boban, po punojnë për të gjetur një zëvendësues për vendin e lënë bosh nga Suso. Objektivi i parë vjen nga Belgjika, konkretisht për sulmuesin e Anderlecht, Saelemaekers. Vlera e këtij të fundit është diku te 10 milionë euro dhe shikohet si një përforcim i mirë nga dyshja kuqezi. Emri i dytë në listën e “Djallit” është Adnan Januzaj. Sulmuesi i Real Sociedad gjithashtu konsiderohet si një lojtar me potencial të madh nga drejtuesit e Milanit. /abcnews.al

 

Adnan Januzaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!