Surrogacia, sa e përgatitur është Shqipëria? Gjebrea: Ligji nuk zgjidh çdo problem, por përmbush disa nevoja dhe boshllëqe

schedule20:59 - 16 Maj, 2024

schedule 20:59 - 16 Maj, 2024

Ish zëvendës ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea thotë se për projektligjin që njeh surrogacinë është marrë në shqyrtim ligji spanjoll. Por sa e përgatitur është Shqipëria për këtë ligj që po diskutohet? Në emisionin “Real Story”, Gjebrea tha se është një ligj që përmbush disa boshllëqe dhe nevoja.

“Janë disa fenomene që janë evidente në momentin që jemi që ka lidhje me infertilitetin, in vitron, uljen  e lindshmërisë, me rritjen e sëmundjeve seksuale të transmetueshme, me hapjen e shoqërisë, me ndërrimin e partnerëve, me fillimin e një jete seksuale në moshë të hershme. Bie dakord që jemi akoma larg në luftën kundër dhunës në familje. Edhe unë di shembuj që kanë paguar shumë për in vitron dhe jo çdo çift e përballon. Mundësia për sukses është e ulët. Kur ty ta ofron shteti, pse nuk quhet një sukses.

Jam vetë një person që i shoh me skepticizëm shumë ndërhyrjet por dua të them disa të vërteta, in vitro në shtet është një arritje. Nuk po themi se surrogacia është diçka e lehtë. Nuk jam për referendum. Ligji nuk zgjidh çdo problem por s’do të thotë se këto që janë parashikuar këtu janë gabim. Mbase duhet të kishte pak debate më shumë me ekspertët e fushës por edhe pjesa konsultative ka shërbyer. Në thelb biem dakord që ky ligj përmbush disa nevoja dhe boshllëqe në situatën që jemi.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!