Ish zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea thotë se rregullimet në ligj për shëndetin riprodhues dhe surrogacia, janë një domosdoshmëri.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjebrea se surrogacia është një fenomen që po ndodhte në mënyrë ilegale dhe do të krijonte probleme të mëdha ligjore.
Ndërsa juristja Brizida Gjikondi e ka kundërshtuar Gjebrean, duke thënë se gruaja po diskriminohet dhe po shfrytëzohet.
Pjesë nga diskutimi
Elona Gjebrea: Qoftë ligji për abortin, qoftë ligji për shëndetin riprodhues, këto janë ligje të prodhuara kur e djathta ka qenë në pushtet, ishte domosdoshmëri. Në ligjin e shëndetit riprodhues, përmendet feritilizimi invitro, por jo me detaje. Kishte nevojë, mjekët e kishin sjellë nga praktikat e tyre. Po ashtu, edhe nënat zëvendësuese, surrogato, ishin fenomen që po ndodhnin në mënyrë ielgale dhe do të krijonte probleme të mëdha ligjore. Vetëm kur ka probleme mjekësore, pra nuk mundet në mënyrë biologjike të behet nënë, dhe të mbajë fëmijën e vet, vetëm keshtu mund të leojjheht surrogica, me kushte të rrepta. Mbrohet çdo individ kundër shfrytëzimit.
Brizida Gjikondi: Është shfrytëzim i pastër.
Elona Gjebrea: Nuk e shoh kështu.
Brizida Gjikondi: Shumë shtete të Evropës e kanë quajtur diskriminim ekstrem, një grua që përdodet si magazinë. Në të gjithë botën quhet grua me qera. Ajo është grua me qera.
Elona Gjebrea: Pse e paragjykon këtë gjë?
Brizida Gjikondi: Nuk jam nga ato që flas me nxitim.
Elona Gjebrea: Ku e ke që është me pagesë?
Brizida Gjikondi: Në çfarë statistikash jeni bazuar?
Elona Gjeberea: Nuk jam përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk i di statistikat e detajuara. Që t’i mohosh të drejtën e abortit një gruaje, duhet ta rregullosh me ligj, siç e kanë vendet e tjera.