Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surprizon skuadra e Kosovës/ Komentatori: Videoja u bë virale deri në Brazil, më kërkuan intervistë

schedule17:30 - 27 Mars, 2026

schedule 17:30 - 27 Mars, 2026

Komentatori sportiv Engjëllush Berbatovci është shprehur se emocionet gjatë ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë të jashtëzakonshme, duke e cilësuar suksesin e Kosovës si një arritje të madhe. Ai theksoi gjithashtu se videoja e tij festive u bë virale deri në Brazil, duke dëshmuar se “dashuria ka vetëm një gjuhë: emocionin”.

” Shqipërinë e kam parë në internet rezultatin; ishte një moment ku Shqipëria ishte 0 me 1, ndërsa Kosova 2 me 3. Ishin emocione të forta, arritje e madhe për Kosovën. Unë kam qenë bashkëshikues me të gjithë ata që kanë parë Kosovën.

Nuk e kam pritur që kjo video do shkonte kaq virale; te Kosova kam parë të njëjtën gjë për të treguar që jam një prej jush, sepse kam festuar dhe gëzuar. Feedback-u ka qenë shumë i mirë, videoja ka qenë në gjuhën shqipe dhe ka shkuar deri në Brazil; më kanë kontaktuar atje për të dhënë intervistë. Dashuria ka vetëm një gjuhë, emocionin. Më vjen çudi dhe më duket si ëndërr, por po e shijoj.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!