Surprizon presidenti i Tottenham: Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje në kontratën e Harry Kane

schedule12:16 - 20 Shtator, 2023

schedule 12:16 - 20 Shtator, 2023

Merkaton e verës që sapo lamë pas, “bomberi” anglez, Harry Kane la skuadrën e Tottenham për të nisur një “aventurë” jashtë Premier League, për herë të parë në karrierën e tij, “aventurë” që nisi te “bavarezët” e Bayern Munich.

Këta të fundit paguan plot 110 milionë euro për kartonin e “rekordmenit” anglez, mirëpo këtë të mërkurë, Presidenti i Tottenham, Daniel Levy ka zbuluar se në kontratën e 30-vjeçarit ekziston një klauzolë, e cila lejon rikthimin e Kane në Londër.

“Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje të Kane. Dua ta falënderoj për gjithçka ka bërë për ne. Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Tottenham. Ai është një nga të familjes, një pjesëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në historinë e Tottenhamit“,- u shpreh “numri 1” i Tottenham. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!