Kjo fundjavë do të sjellë një dimër të shkurtër.
Sipas Meteoalb, do të rikthen reshjet e shiut duke përkuar kështu edhe me festën e shenjtë të Pashkëve Katolike.
“E shtuna sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare në Jug e Qendër por vranësira të dendura dhe reshje të pakta në Veri.
Pjesa e dytë e së shtunës dhe kryesisht mbrëmja fuqizojnë vranësirat në gjithë vendin duke sjellë reshje mesatare dhe lokalisht intensive në Veri dhe Qendër por Jugu mbetet me reshje të pakta.
Reshjet deri mesatare mbeten prezente deri mesditën e së dielës kur parashikohet pakësim i reshjeve në territor dhe largim gradual i reshjeve drejt kufirit Lindor”.
Ndërsa temperatuart do të pësojnë një rënie, ku në shumë zona malore do të fillojnë reshjet e dëborës gjatë pasdites së të shtunës.
“Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta të shtunën por një rënie me 5°C sjell mëngjesi i së dielës, rënie e cila vijon më e theksuara pas mesditës duke bërë që vlerat maksimale në rang vendi të ulen nga 22°C gjatë së shtunës, në 13-14°C mesditën e së dielës. Ulja drastike e temperaturave pasditen e së dielës do të rikthejë dëborën në zonat malore ku trashësia e dëborës do të variojë nga 10 cm në zonat malore mbi 900 m lartësi nga niveli i detit deri në 30 cm dëborë e re, në zonat e thella të shtrirjes Shishtavec – Radomirë – Lurë. Temperaturat mbeten të ulëta deri -4°C në zonat e thella malore ndërsa e marta dhe në vijim do të stabilizojnë gradualisht vlerat termike në territorin shqiptar ndërsa reshjet e shiut dhe sërisht dëbora parashikohet të vijnë sërisht nga mesjava”.
Sa i përket, erës do të jetë akoma më e fortë parashikohet në hapësirat detare ku dallgëzimi do të jetë problematik.
“Parametri i erës paraqitet problematik nga pasditja e së shtunës dhe në vijim, duke arritur shpejtësi deri 70 km/h në tokë dhe bigje ndërsa era akoma më e fortë parashikohet në hapësirat detare ku dallgëzimi do të jetë problematik për 72 orët vijuese si pasojë e forcës së detit prej 5 – 6 ballë”. l.k/abcnews.al