Surprizon ‘Memo’, tenton të flasë shqip, çfarë thotë për vendin tonë

schedule16:12 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 18 Tetor, 2020

“Mrekullia në qelinë e 7-të” është një ndër filmat më të ndjekur të momentit, madje edhe gjatë karantinës, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

‘Memo’, aktori kryesor i këtij filmi, Aras Bulut Iynemli, ishte  i ftuar në emisionin  “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Gjatë intervistës me moderatoren Linda Imami, ai rrëfeu si e nisi aktrimin, si e kalon ditën dhe për suksesin e filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Në një moment, aktori me pak vështirësi u përpoq të thoshte titullin në shqip të një prej serialeve të tij që trasmentohet në Shqipëri. Aras, gjithashtu u shpreh se një ditë dëshiron që ta vizitojë vendin tonë.

Kujtojmë se “Mrekullia në qelinë e 7-të” është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.

Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”. Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!