Janë mbyllur pjesët e para të 4-të sfidave të orën 18:45 që po luhen në Europa League.
“Camp Nou” ka heshtur pas golit të shënuar nga Zielinski në minutën e 29, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, me Barcelonën e Xavi Hernandez që suprizohet në këtë mënyrë.
Edhe Borrussia Dortmund është kapur në befasi nga Rangers, ku kjo e fundit ka arritur t’i shënojë dy gola skuadrës gjermane, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Golat u shënuan nga Tavernier me penallti 38’ dhe Morelos 41’.
Ndërsa në dy sfidat e tjera, skuadra e Regi Lushkjes, Sheriff Tiraspoli po kryeson me shifrat 1-0 me gol të shënuar nga Thill 43’ me penallti, ndërkohë Betis e mbyll pjesën e parë në avantazh 3-2.
Rezultatet e pjesëve të para:
/f.a/abcnews.al