Surprizoi pas 3 vitesh prindërit si kamarier, familja e emigrantit shqiptar ndan emocionet e momentit special

schedule08:34 - 22 Prill, 2021

schedule 08:34 - 22 Prill, 2021

Prej disa ditësh po bën xhiron e rrjetit një video ku një djalë emigrant surprizon prindërit i veshur si kamarier. Ai kishte tre vite që nuk kishte ardhur në Shqipëri dhe ky kthim nuk ishte aspak i zakontë.

 

Bëhet fjalë për Florian Osmanin, i cili së bashku me vëllezërit e tij ka ndarë ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” të gjithë këtë përjetim.

Nuk kanë munguar prindërit e tij, të cilët së bashku me djalin më të vogël Andin kanë treguar emocionet e atij momenti në një lidhje “Skype”.

“Kur hyra në lokal nuk po e dalloja që ishte Flori vetëm nga zëri e kuptova. Po mos të më kapte djali nuk po e mbaja dot veten”, tha nëna Adelina.

“Të katërt si vëllezër menduam diçka të bukur, pavarësisht se prindërve i kishte shkuar mendja për një nuse ose ndonjë makinë. I thash nuse nuk keni as makinë, po është diçka shumë e madhe”, u shpreh vëllai Andi.

“E shikova një herë dhe më ngjau zëri, pastaj po e shikoja, kur tha ca doni të pini ktheva kokën dhe po e shikoja mirë, ua çuni thash”, shtoi më tej e emocionuar zonja.

Ndërsa babai i Florianit, zoti Lulzim ishte më i rezervuar gjatë surprizës, pasi ka mbetur totalisht i shtangur. “Sa për surprizën kishim mbi 12 orë që mendohesha se ca mund të jetë dhe nuk e prisja”, tha ai në emision./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!