Është padyshim një ndër reperët më të zë të momentit. Ndonëse prej pak kohësh në tregun shqiptar, Don Xhoni ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, fama e të cilit ka tejkaluar kufijtë shqiptarë. Fansat e reperit janë të shumtë në numër dhe shpeshherë ata kanë treguar se janë të “çmendur” pas tij.
Së fundmi, reperi ka zbuluar se një vajzë ka gdhendur emrin e tij në krah. Në postimin e bërë në Instagram, vihet re vajza e cila ka shkruar emrin e reperit krahas figurës së një luani dhe kurore mbreti. “Çmenduri”, ka shkruar reperi krahas postimit.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një fanse bën një veprim të tillë ndaj tij. Modelja ruse, Ariana Li-Rey kishte gdhendur portretin e Don Xhonit në trupin e saj. Sakaq, përsa i përket muzikës, “Un foli i fundit” është projekti më i fundit nga reperi, që numëron miliona klikime në Youtube. /abcnews.al