Surprizë si në filma, i riu shkodran i propozon për martesë të fejuarës në stadiumin “Loro Boriçi”

schedule08:27 - 5 Nëntor, 2021

schedule 08:27 - 5 Nëntor, 2021

Mund të duket si një histori në filma, por jo është e vërtetë. Lazo Lufi i ka propozuar të fejuarës së tij, Fabiola Ashta në stadiumin “Loro Boriço” në Shkodër.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi historinë e tyre të dashurisë, se si Faabiola nuk e kishte pranuar për një vit të tërë dhe pasi Lazo e kishte bërë për vete, ata janë bashkë shumë të lumtur.

“Fabiola është shumë e lidhur me sportin dhe vazhdon studimet për edukim fizik, doja diçka të veçantë. Ne kemi qenë në restorant duke darkuar dhe po prisja të shkonte ora 12. I dhurova thjesht një parfum dhe nuk tregova asgjë. Unë jam shumë tip detajist dhe kur mbaroj kjo, I thash kjo është ditl e fundit qqë pot ë festojë, por duek pasur Fabiolën nuk besoj se do të mbyllet me kaq.

Unë nuk jam tip që besoj te dashuria me shikim të parë, kemi qenë distancë me shoqërinë. E pash dhe më pëlqeu pamja, brishtësia, elegance që ka”, rrëfeu Lazo

“Prisja diçka të veçantë, një surprizë të thjeshte, një tuf me lule. Para 1 viti e kam parë, më ka pëlqyer buzëqeshja vetëm kaq. Me përndekjet nuk më bezdiste, por nga që kishte shumë ngulm nuk më pëlqente. Pastaj një ditë të bukur e takova live dhe aty nisi gjithçka”, u shpreh Fabiola.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!