Ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna ka sjellë projektin e saj më të ri më 28 Nëntor. Ky projekt është mjaft i veçantë për reperen pasi i dedikohet vajzave dhe grave shqiptare që kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme. “Heroinat” është vizualizuar dhe me videklip, në të cilin reperja shfaqet e veshur kuq e zi.
Ky projekt është introja e albumit të parë në karrierën e reperes. “Shumë gra dhe vajza shqiptare kanë lënë gjurmë në historinë tonë në fusha të ndryshme. Meqë rikujtohen shumë rrallë, unë kam vendosur që albumin tim të parë ta nis me disa nga ato.“, ka bërë me dije Tayna.
Ndërsa ka vetëm pak minuta që kënga është publikuar, është pritur shumë mirë nga adhuruesit e saj. “HEROINA e kombit shqiptar Tayna, e vetmja artiste që guxon dhe vjen çdo herë më ndryshe, unike dhe inspiruese. Suksesi i këtij albumi është i padiskutueshëm, faleminderit për muzikën që na dhuron.“, ka shkruar një fanse. /abcnews.al