Hajdutët nuk kursejnë as bukuroshet. Diletta Leotta ka rënë pre e tyre, pasi gjatë natës në shtëpi i janë futur disa persona. Qëllimi i tyre ka qenë i qartë, të merrnin sa më shumë gjëra me vlerë. Misionin e kanë kryer me sukses dhe më pas janë larguar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe hetimet për zbulimin e personave përgjegjës të kësaj vjedhjeje kanë nisur. Ndërkohë, mediat në Itali bëjnë me dije se në shtëpinë e prezantueses bukuroshe të DAZN mungonin disa gjera me vlerë.
Autorët e vjedhjes kanë hapur me forcë dritaren e apartamentit në katin e nëntë, ndërkohë që kanë marrë disa unaza, tetë ora, mes tyre edhe Rolex, për të shkaktuar në total një dëm në rreth 150 mijë euro. /abcnews.al