Surprizat e motit, si parashikohet sot?

schedule08:33 - 22 Nëntor, 2019

schedule 08:33 - 22 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb, mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar mot të vranët në zonat jugore dhe përgjatë kufirit lindor duke sjellë shira të izoluar. Mesdita dhe Pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore por pa shi.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 °C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al