Ka përfunduar me sukses nata e parë e spektaklit të njohur të humorit “Kosherja”. Surpriza, të qeshura dhe thumbime politike e aktualiteti kanë qenë vetëm disa nga momentet që kanë dhuruar aktorët në ekranin e ABC.
Dyshja e moderatorëve Bes Kallaku dhe Jona Spahiu janë pritur mjaft mirë nga publiku, duke u komentuar pozitivisht edhe në rrjet.
Përveç se si moderator, Besi ka rikthyer në skenë pas shumë vitesh rolin e Gjinit, me të cilin ai nisi edhe karrierën në ekran. Në këtë mënyrë ai ka zgjuar edhe nostalgjinë e të gjithëve.
LEXO EDHE: E nisi karrierën si “Gjini”, Bes Kallaku rikthen rolin e shenjtë në ABC: Ç’mendoj për figurat e PD
Nga ana tjetër, surprizë e këtij spektakli ishte edhe vogëlushja me rolin e Gretës, e cila me moshën e saj ka shënuar një “rekord” në emisionet e humorit në Shqipëri.
Sakaq, nuk kanë munguar as imitimi i figurave të njohura te politikes si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha apo edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Ndërkoë vëmendje të madhe ka tërhequr edhe skenografia mbresëlënese, që ka mbërthyer shikuesit nga ekrani në familjet e tyre.
“Kosherja” solli këtë të dielë humorin e munguar në këto ditë pandemie. Që të qeshurat të vazhdojnë tashmë prisni deri fundjavën e ardhshme në ABC. l.k/abcnews.al