PRISHTINË- Gazetari nga Kosova, Ridvan Berisha, tha për “Ballkan Update” se Gjykata Supreme rrëzoi kërkesën e partisë së Albin Kurtit, pasi nuk paraqitën asnjë provë shtesë në lidhje me problemet e pretenduara për votat me postë.
“Partia e Kurti nuk ishte ofruar prova shtesë në Gjykata Supreme për problemet për votat me postë. Tani ka përpjekje politike për blerje kohe. Jemi brenda afatit të procedurave kushtetuese, por po të kishte vullnet, mund të kishte konkluduar më herët”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.
Në një komunikatë në X, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.
Edhe për këtë temë u pyet gazetari Berisha, i cili ka një përvojë të gjatë në politikë. Ai theksoi se kjo natë nuk do të jetë e lehtë për kryeministrin e Kosovës.
“Kjo u ka ndodhur edhe kryeministrave të tjerë. Kurti natën nuk do ta ketë të lehtë, është mjaft nervoz. Kjo çfarë ka ndodhur me të do t’i mbetet në kujtesë z.Kurtit. Dikush duhet të largohet dhe ashtu është dhe kjo qeveri në ikje”, tha ai./abcnews.al