Në Premier League ditën e diel në orën 18:30 do të luhet një nga supersfidat e kësaj jave ku përballë njëra-tjetrës do të vihen dy kuadrat që aktualisht udhëheqin edhe kampionati anglez.
Manchester City do të presë Liverpool në një sfidë e cila do të luhet për vendin e parë, pasi vetëm 1 pikë i nda dy ekipet mes tyre me citizenët që mbajnë vendin e parë, ndërsa “The Reds” renditen të dytët.
Për këtë takim “Qytetarët” e Pep Guardiolës do të kenë një mungesë të rëndësishme pasi, Ruben Dias është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati për këtë takim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp ku tregohi se Dias do të jetë mungesa e madhe e kësaj supersfide.
Breaking: Ruben Dias is ruled out for #ManCity vs Liverpool, confirms Pep Guardiola.
— City Xtra (@City_Xtra) April 8, 2022
/f.a/abcnews.al