Supersfida e Premeir League, ja si priten të rreshtohen skuadrat në sfidën Arsenal-Tottenham

schedule10:10 - 1 Tetor, 2022

schedule 10:10 - 1 Tetor, 2022

Arsenali do të presë Tottenham në sfidën e javës së 8-të në Premier League. Derbi Anglez do të vërë përballë kryesuesit e kampionatit me vendin e 3-të, një takim që vlen më shumë se 3 pikët.

Kjo sfidë do të “ngrijë” gjithë tifozët duke nisur që nga ora 13:30 me spektaklin që pritet të jetë i garantuar, me tifozët që pritet të dhurojnë emocione të forta nga shkallët e stadiumit.

Te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mungojnë Mohamed Elneny e Emile Smith Rowe, teksa treshja Kieran Tierney, Oleksandr Zinchenko e Thomas Partey, pritet të jenë të gatshëm.

Në anën tjetër, te skuadra e Antonio Contes nuk ka ndonjë mungesë të konfirmuar por, Dejan Kulusevski e Lucas Moura, janë ende në dyshim për sfidën e sotme.

Formacionet e mundshme:

Arsenali: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.

Tottenhami: Lloris; Romero, Dier, Lenglet; Perisic, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Richarlison, Kane, Son. /f.a/abcnews.al