Supermodelja më e vjetër në botë pozon nudo në moshën 91-vjeçare, fotot realizohen nga shqiptari Fadil Berisha

schedule20:13 - 5 Tetor, 2022

schedule 20:13 - 5 Tetor, 2022

Për Carmen Dell’Orefice, mosha është me të vërtetë vetëm një numër. 91 vjeçarja, supermodelja më e vjetër në botë ka pozuar për kopertinën e revistës ‘New You’ me një tjetër modele që thyen kufijtë: Beverly Johnson, 69 vjeçe, e cila në vitin 1974 u bë modelja e parë me ngjyrë e kopertinës së ‘Vogue’.

Dell’Orefice, e cila pozoi nudo për fotosessionin, ka qenë në modeling për dekada. Kur erdhi puna për të pozuar nudo për kopertinën e re, modelja nuk mund të ishte më komode. 91 vjeçarja ka zbuluar se pas fotove mahnitëse qëndron një emër shumë i njohur shqiptar, fotografi Fadil Berisha.

“Ashtu si puna me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, është perceptimi i tyre për atë që shohin tek ju ose tek unë. Ne jemi atje, një sinergji fillon të ndodhë dhe ata e nxjerrin atë”, tha ajo. “Aty është mendësia e tyre. Mendimi i fotografit është i lartë, jo në hendek. Është e gjitha projeksion.

Të gjithë jemi aktore të heshtura dhe për këtë bëhet fjalë.”, shtoi 91 vjeçarja. Dell’Orefice kishte momentin e saj historik në Vogue kur pozoi për revistën në vitin 1946 në moshën 15-vjeçare, një nga modelet më të reja që u shfaq ndonjëherë në faqet e revistës ikonike të modës.

/abcnews.al