Supermodelja infektohet me koronavirus: Trupi im po lufton fort

schedule14:06 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:06 - 18 Dhjetor, 2020

Supermodelja dhe aktorja Eva Herzigova është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe se kishte “dridhje të çmendura dhe lodhje fizike”.

47-vjeçarja postoi një fotografi e shtrirë nga shtrati duke thënë se ditë pas ditë i shfaqeshin simptoma të reja.

“Mirënjohëse për trupin tim që lufton fort”, shtoi ajo.

Sipas gazetës italiane Corriere, modelja çeke dhe partneri i saj, biznesmeni italian Gregorio Marsiaj, po e kalojnë këtë periudhë në shtëpinë e tyre pranë Torinos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!