Bella Hadid njihet si një ndër modelet më të kërkuara në mbarë botën. Bukuroshja është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes si një ndër femrat më të bukura, por gjithashtu edhe për jetën e saj personale.
Shpesh, ajo ndan foto shumë provokative në rrjete sociale, duke mos i lënë vend imagjinatës. Së fundmi, modelja me famë botërore ka provokuar sërish, teksa ka pozuar gjysmë e zhveshur nga pishina.
Supermodelja është komentuar gjithashtu edhe për një rikthim të mundshëm me ish të dashurin e saj, The Weeknd. Mediat e huaja kanë raportuar se pasi i dhanë fund marrëdhënies në Gusht të vitit 2019, dyshja mund të rikthehet sërish në krahët e njëri-tjetrit. /abcnews.al