Superliga ndryshon oraret e javës së 26-të, mësoni kur do të zhvillohen të gjitha sfidat

schedule21:40 - 16 Mars, 2023

schedule 21:40 - 16 Mars, 2023

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet e javës së 26-të. Pesë duelet janë ndarë në dy ditë dhe në orare të ndryshme.

Gjithçka nis të shtunën më 18 mars në orën 13:00, teksa stadiumi “Adush Muça” në Ballsh do presë duelin mes Bylisit dhe Tiranës. Po të shtunën në 17:00 luhet Erzeni – Kukësi në “Niko Dovana”. I programuar për në orën 16:00, përballja është zhvendosur me një orë.

Të dielën në orën 13:00 luhen dy duele. Laçi pret Vllazninë, ndërsa Egnatia dhe Teuta luajnë në Rrogozhinë. Në orën 16:00 në kryeqytet, Partizani luan me Kastriotin në kompleksin e të kuqve.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Superligë, Tirana kryeson me 43 pikë, dy më shumë se Partizani. Në vendin e tretë dhe katërt Egnatia dhe Vllaznia me 37 pikë. Në fund Laçi me 30 pikë, Bylis me 27 pikë dhe Kastrioti me 24 pikë. /i.m /abcnews.al 

Superliga – java 26-të:

E shtunë, 18 mars

13:00 Bylis-Tirana
17:00 Erzeni-Kukësi

E diel, 19 mars

13:00 Laçi-Vllaznia
13:00 Egnatia-Teuta
16:00 Partizani-Kastrioti