Superliga e Kosovës: Drenica “fik” Gjilanin, Feronikeli rikthehet te fitorja

schedule15:14 - 1 Mars, 2021

schedule 15:14 - 1 Mars, 2021

U luajtën sot dy ndeshje të javës së 22-të të IPKO Superligës së Kosovës. Gjilani mori një goditje të madhe sot, kur Drenica e Bledar Devollit arriti t’i marrë një barazim pa gola.

 

Me këtë rezultat Gjilani humb terren me treshen e parë dhe shuhet shpresa për të zënë një vend në Europë në sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen tjetër Feronikeli i Klodian Duros më në fund mundi të marrë një fitore.

Skuadra nga Drenasi mposhti Arbërinë me shifrat e pastra 0-3. Fillimisht shënuan Malaj e Hoti në pjesën e parë dhe më pas Kojasevic vulosi fitoren e Feronikelit, sukses, që nuk arrihej prej katër ndeshjesh në kampionat dhe Duro ishte vendosur në qendër të kritikave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!