Superleague rikthehet të kërcënojë UEFA-n, gati një tjetër gjyq me vlerë mbi 3 miliardë euro

schedule16:16 - 7 Shkurt, 2024

schedule 16:16 - 7 Shkurt, 2024

Pas fitores para Gjykatës së Drejtësisë dhjetorin e kaluar, Superliga ka nisur krijimin e një turneu të ri, pjesërisht të ndryshëm nga ai i shpallur në prill 2021, por jo vetëm kaq. Po, sepse A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, po shkon më tej dhe po vlerëson nëse do të ngrejë një padi maksimale kudnër organit më të lartë europian të futbollit. Kërkepsa për dëmëe në fjalë mund të arrijë në 3.6 miliardë euro, një shumë marramendëse.

Arsyeja? Vonesa në interpretimin konkret të asaj që u prezantua gati 3 vite më parë, sipas asaj që zbulon “Calcio e Finanza”. Vonesa për shkak të qëndrimit të mbajur nga UEFA, e cila besonte dhe beson ende të ketë monopol në sferën organizative të garave të furtbollit në Europë. Huaja e rënë dakord me JP Morgan, të ardhurat e humbura nga të drejtat televizivce, nga reklamat dhe të ardhurat e stadiumit, gjithçka shkoi keq dhe sipas Superligës, UEFA do të ishte absolutisht përgjegjëse për të gjitha këto.

Prandaj synimi është për të paditur UEFA-n me mbi 3 miliardë euro./h.ll/abcnews.al