Superkupa e Italisë/ Milan bën përmbysjen e madhe, triumfon në finale ndaj Interit

schedule22:11 - 6 Janar, 2025

schedule 22:11 - 6 Janar, 2025

Milani është kampione e Superkupës së Italisë, duke përmbysur në finalen e Arabisë Saudite rivalët e Interit me rezultatin 2-3.

Në finalen e luajtur në Riad, sfida nisi e balancuar nga të dyja skuadrat, ndërsa goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë nga Lautaro Martinez.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me gol, me Taremin që dyfishoi shifrat në minutën e 47’ të sfidës, teksa pas 5 minutash, Theo Hernandez shkurtoi diferencën me anë të një goditje dënimi.

Baraspesha erdhi në minutën e 80’ nga Christian Pulisic, pikërisht me një asist të mbrojtësit francez.

Atëhere kur arbitri pritej t’i jepte fund 90 minuave, ishte pikërisht Rafa Leao, i cili me një asistim fantastik, nxorri me portën bosh Tammy Abraham, i cili shty topin drejt rrjetës, duke shtangur zikaltrit e Inzaghit.

Kështu Milani shpallet kampione e Superkupës së Italisë për të 7 herë, e para që nga viti 2016.

Nga ana tjetër, Asllani me shokë e humbën shansin e artë për ta nisur me trofe vitin 2025.

Ky ishte titulli i parë i fituar nga trajneri Sérgio Conceição, i cili arriti të ngrinte një trofe me Milanin në vetëm dy ndeshje në krye të kuqezinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!