Finalja e Superkupës së Evropës do të zhvillohet në Budapest. Sfida mes skuadrave fituese të Champions League dhe Europa League, do të luhet në datë 24 shtator.
Komiteti ekzekutiv i UEFAS-s (Qeveria Evropiane e Futbollit) ka zyrtarizuar kryeqytetin e Hungarisë për finalen e më të fortëve. Milani dhe Barcelona e kanë fituar nga pesë herë këtë trofe, duke bërë më të mirë se të gjithë.
Më pas renditen Real Madrid dhe Liverpool me nga katër trofe. “The Reds” triumfuan sezonin e kaluar. 2-2 u mbyll sfida me Chelsea dhe skuadra e Jurgen Klopp triumfoi pas goditjeve të penalltive. /abcnews.al