“Superiorja po rritet, shqiptarët miqësorë. Jetohet qetë edhe pas një humbje”

schedule10:18 - 23 Mars, 2020

schedule 10:18 - 23 Mars, 2020

Agustin Torassa po kalonte një formë fantastike përpara pezullimit të Superiores. Argjentinasi i Tiranës, i cili kishte ardhur në formën e vet më të mirë, zbulon futbollin shqiptar, kryeqytetin, ecurinë fantastike të bardhebluve dhe jetesën e tij në një prononcim për mediat argjentinase.

Jam këtu prej gati tre viteve. Më parë kam luajtur për Partizanin dhe Flamurtarin. Në Superiore luajnë edhe dy argjentinas të tjerë në një ekip tjetër, por kam parë shumë argjentinas që kur kam ardhur këtu. Kampionati shqiptar është rritur shumë në vitet e fundit. Ka gjithmonë e më shumë të huaj dhe niveli është përmirësuar.

Futbolli është mjaft fizik në përgjithësi. Dy klubet me të mëdha, për histori dhe numër tifozësh, janë Partizani dhe Tirana, ky është i vetmi derbi në vend. Paraqitja ime këtë sezon është e mirë, kam shënuar 4 gola në 18 ndeshje. Jemi në krye të klasifikimit me 9 pikë diferencë nga Kukësi, mbeten 10 ndeshje deri në fund.

Ka raste kur të mungon pak çmenduria e futbollit argjentinas, por edhe këtu kënaqesh. Jetoj shumë i qetë, qyteti është i bukur, njerëzit janë shumë miqësorë. Nëse humb një ndeshje, mund të dal në rrugë, të darkoj jashtë dhe të pi një birrë si një person normal”,  përfundon 31-vjeçari i bardhebluve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!