Superiorja në pandemi, Demi e Kapllanaj: Ka kosto, ja pse nuk ndërpritej dot

schedule12:57 - 13 Maj, 2020

schedule 12:57 - 13 Maj, 2020

Takimi i sotëm në Shtëpinë e Futbollit, mes presidentëve të klubeve të Superiores dhe FSHF, solli në paktin e të gjithëve për ta nisur garën me 3 qershor. Problem do të jetë plotësimi i kushteve për t’u zhvilluar ndeshjet dhe stërvitjet, sipas protokollit sanitar.

Gaz Demi, presidenti i Partizanit, pas mbledhje u shpreh: “E vështirë që në Shqipëri të plotësohet protokolli, por do mundohemi. Do ketë kosto më të madhe. Shpresojmë ta realizojmë”, tha fillimisht kreu i klubit të kuq. Në lidhje me datën e rinisjes së kampionatit, ai shtoi: “Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete”.

Më pas ai zbulon  se nuk mund të ndodhte kjo gjë, pasi nuk shkonte asnjë klub në Europë: “UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, tha Demi shkurtimisht.

 

 

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, pranoi gjithashtu se protokolli sanitar do i rëndojë klubet në aspektin financiar:  “U gjet një rrugë e mesme dhe u vendos që në datën 3 të rikthehet kampionati, kurse Kupa të luhet me vajtje-ardhje.

Të gjithë ishin dakord për të vazhduar kampionati, por po diskutohej për datën 31 dhe datën 7. Ramë dakord që të vendoset data 3 dhe jemi ‘OK’ të gjithë. Protokolli? Nuk u diskutua pjesa financiare, u diskutua vetëm mbarëvajtja. Në protokoll ka disa kritere që do i shikojnë stafet dhe do mundohemi t’i plotësojmë. Do na rëndojë financiarisht”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!