Superiorja vijon garimin, teksa ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të nesër dhe të shtunën. FSHF ndërkohë ka dalë me një njoftim në lidhje me katër javët e kampionatit, që do të zhvillohen në ditë dhe orare të njëjta, me përjashtim të derbit të kryeqytetit.
“Ditën e sotme, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë deri në ditën e fundit të sezonit.
Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, datë 13 maj, ora 19:00, në Air Albania Stadium”, shkruhet në njoftimin e FSHF. /abcnews.al