E mërkura rikthen Superioren dhe në program janë pesë përballje të rëndësishme. FSHF dhe Supersport kanë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve dhe katër prej tyre do luhen me ndriçim. Në orën 14: luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Laçit dhe Bylisit.
Ishte menduar që edhe Skënderbeu me Luftëtarin të luanin në atë orar, por plani ka ndryshuar dhe do të zhvillohet prej orës 17:00. Kishte dilema edhe për Kukësi-Vllaznia, por tani nuk ka më.
Takime të tjera të kësaj jave janë edhe Flamurtari-Tirana dhe Partizani-Teuta, takime këto të vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. / abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E mërkurë, më 4 mars 2020
Ora 14:00 | Laçi-Bylisi
Ora 17:00 | Skënderbeu-Luftëtari
Ora 17:00 | Kukësi-Vllaznia
Ora 17:00 | Flamurtari-Tirana
Ora 17:00 | Partizani-Teuta