Superiorja rikthehet sot dhe në program janë pesë ndeshje për llogari të javës së 27-të, për të përmbyllur fazën e tretë. Ditën e djeshme u konfirmua rasti i parë me COVID-19 i një futbollisti të Superiores. Eridon Qardaku i Bylisit është izoluar dhe tashmë priten përgjigjet e testeve për lojtarët e tjerë.
Shokëve të dhomës u kanë dalë negative përgjigjet, ndërkohë që Bylisi-Tirana është ende në rrezik. Pritet që në mesditë të vendoset për këtë përballje, ndërkohë që prej orës 17:00 janë në plan tre sfida të tjera, mjaft interesantë. Në Elbasan, Kukësi i vendit të dytë e ka detyrim të mposhtë Luftëtarin e parafundit.
E njëjtë situata edhe me Vllazninë e Mirsad Jonuz, që luan në transfertë kundër Flamurtarit të vendit të fundit. Shkodranët janë stërvitur pak dhe frika është e madhe për dëmtime, në kampin kuqeblu dhe në të gjitha ekipet. Kjo është pranuar nga të gjithë trajnerët, që shpresojnë të mos ketë dëmtime të rënda të futbollistëve.
Laçi-Teuta është ndeshje shumë e rëndësishme, me bardhezinjtë që do tentojnë të mbajnë larg një rival për Europën. Edhe durrsakët e konsiderojnë një finale këtë ndeshje dhe ndoshta edhe një barazim do të bënte punë, për të ruajtur diferencën prej një pike.
Kjo javë e Superiores mbyllet në “Selman Stërmasi”, aty ku Partizani ndeshet me Skënderbeun prej orës 20:00. Shumë të panjohura për të dyja skuadrat, ashtu sikurse edhe për ekipet e tjera, pas gjithë kësaj periudhe pushimi dhe me vetëm dy javë stërvitje. “Superiorja II” është tjetër… /abcnews.al