Superiorja mbyllet me 10 të pezulluar, mungesa me peshë te Partizani

schedule22:56 - 25 Maj, 2021

schedule 22:56 - 25 Maj, 2021

Superiorja zhvillon nesër javën e fundit dhe janë 10 futbollistë të cilët nuk mund të aktivizohen për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Apolonia është ekipi që do të ketë më shumë mungesa. Asllanaj, Hebeja dhe Levendi nuk mund të aktivizohen kundër Teutës, skuadër që nga ana tjetër duhet të bëjë pa Albano Aleksin të pezulluar.

Edhe Partizani shkon në Ballsh pa dy lojtarë titullarë. Rron Broja dhe Egzon Belica u ndëshkuan me Vllazninë dhe kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Dovedan ndërkohë nuk llogarit ndaj “Demave” mesfushorin Kreshnik Nebihu. Edhe Vllaznia e Kastrioti kanë nga një mungesë. Kuqeblutë ndaj Laçit janë pa Ardit Krymin, kurse Kastrioti pa Xhuljo Mehmetin.

Skënderbeu këtë javë ka të pezulluar kapitemo Jorgo Meksi, por për trajnerin Memelli nuk ka ndonjë rëndësi, për shkak se mbijetesa në Superiore u sigurua që javën e shkuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!