Superiorja “flakë” sërish, plani për aktin e 11-të

schedule12:32 - 29 Tetor, 2019

schedule 12:32 - 29 Tetor, 2019

Superiorja ka hyrë në një fazë mjaft interesante. Në fundjavë luhet java e 11-të dhe janë disa ndeshje që meritojnë vëmendje. Gjithçka nis me sfidën Vllaznia-Bylis, që ende nuk dihet se në çfarë stadium do të zhvillohet.

Kuqeblutë nuk luajnë dot në “Loro Boriçi”, për shkak se është mbjellë fusha. Po në të njëjtën ditë luhen edhe dy takimet të tjera. Teuta-Tirana është një ndeshje që pritet me mjaft interes dhe durrsakët pritet të kthehen në “Niko Dovana”.

Në Korçë Skënderbeu i ndalur në barazim në Vlorë pret Laçin, që po kalon një formë mjaft të mirë. Të dielën luhen dy sfidat e fundit. Kukësi në orën 14:00 do të kërkojë të bëjë detyrën me Flamurtarin, kurse në 17:00 Partizani përballet me Luftëtarin dhe objektivi i vetëm është fitorja dhe ruajtja e kreut. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11

E shtunë, më 2 nëntor
Ora 14:00 | Vllaznia–Bylis
Ora 17:00 | Teuta–Tirana
Ora 17:00 | Skënderbeu–Laçi

E diel, më 3 nëntor
Ora 14:00 | Kukësi–Flamurtari
Ora 17:00 | Partizani –Luftëtari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!