Superiorja e ndarë në 2 ditë, FSHF vjen me një ndryshim për javën e ardhshme

schedule17:26 - 11 Mars, 2020

schedule 17:26 - 11 Mars, 2020

FSHF ka bërë një ndryshim në lidhje me kalendarin e javës së ardhshme në Kategorinë Superiore. Java e 27-të do të zhvillohet ditët e premte dhe të shtunë, teksa ka ndryshuar orari i duelit Partizani-Skënderbeu.

Kjo përballje ishte programuar të luhej të shtunën, ora 17:00, por do të nisë 3 orë më herët. Paniku nga koronavirusi ka ndikuar që sfidat të luhen pa praninë e tifozëve. Të premten zhvillohen dy ndeshje: Bylis-Tirana dhe Kukësi-Luftëtari, të dyja duke nisur nga pra 14:00.

Një ditë më pas është radha e tre ndeshjeve të mbetura. Partizani pret Skënderbeun e Korçës në kryeqytet, Vllaznia do të udhëtojë drejt Vlorës, ndërsa Laçi i vendit të tretë pret Teutën në shtëpi. /abcnews.al

 

Përballjet e javës së ardhshme në Superiore

 

Renditja e Kategorisë Superiore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!