Cilësia nuk është një ndër pikat e forta të Superiores shqiptare, ndërsa gara e fortë dhe rivaliteti i madh mes skuadrave, po. Mesfushori i Partizanit, Rron Broja foli dy ditë më parë rreth diferencave mes kampionatit shqiptar, atij të Maqedonisë së Veriut dhe IPKO Superligës së Kosovës.
“Kampionati në Shqipëri është pak më lart, ka infrastrukturë dhe luhet më fort e më shpejt“, u shpreh 24-vjeçari nga Mitrovica. Mendim ndaj të cilit nuk është dakord Jozef Thana, lojtari që ka provuar të luajë me skuadra si Partizani, Skënderbeu, Laçi dhe Kukësi.
“Këto dy vjet është bërë të punosh paradite dhe të luash në Superiore pasdite. Mundësisht të bësh stërvitje tre herë në javë dhe jo më shumë, këtë nivel ka o patriot“, reagon shkodrani që e ka mbyllur me futbollin e luajtur. /abcnews.al